Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar një Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në sallë kanë qenë të pranishëm 93 deputetë. Pozitë dhe opozitë kanë votuar së bashku, ku 89 kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ndërkaq, katër vota kanë munguar pasi që deputetë e Listës Serbe kanë qenë të pranishëm në sallë, mirëpo nuk kanë votuar për këtë marrëveshje.