Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK-së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota.
Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në janar të këtij viti, Kuvendi Komunal i Prizrenit në mungesë të kuorumit ka dështuar të zgjedhë kryesuesin.
Pak çasteve pasi PDK mori kryesinë e Kuvendit komunal të Prizrenit, kryetari Mytaher Haskuka njoftoi për prishjen e koalicionit me LDK-në. /Gazeta Sinjali/