Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim.
Kujtojmë se miratimi nga Komisioni i Ligjeve me 14 vota pro dhe 1 kundër, i hapi rrugë dërgimit të kërkesës për miratim në Parlament. Deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë votuar ngritjen e këtij komisioni për shkarkimin e Metës, për të cilin thonë se ka shkelur Kushtetutën.
Disa nga deputetet e opozitës parlamentare kanë kundërshtuar procesin e shkarkimit të presidentit. Sipas deputetit Ralf Gjoni, nuk i takon opozitës aktuale që të votojë mbi procedurën, por atij të zgjedhur më 25 prill.
“Nuk na takon ne detyra e shkarkimit të presidentit. Nuk kemi më ne si deputetë legjitimitet moral dhe për rrjedhojë dhe kushtetues për t’u marrë me shkarkimin e presidentit të Republikës. Kjo ndërmarrje kaq e madhe dhe e rëndësishme i takon parlamentit të ri”, tha Ralf Gjoni./Gazeta Sinjali/