Në Kuvendin e Shqipërisë është miratuar paketa anti-shpifje, e cila ka shkaktuar debate të shumta ditëve të fundit mes gazetarëve dhe mazhorancës socialiste.
82 deputetë e dhanë votën e tyre për këtë paketë, e cila sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të luftojë lajmet e rreme dhe shpifjet në mediat online, raportojnë mediat e Shqipërisë.
Teksa gazetarët në anën tjetër këtë paketë e konsiderojnë kapje dhe kontroll mbi median./Gazeta Sinjali/