Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimeve në 21 komunat e Kosovës, ku sot është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, shkruan Sinjali.
E menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, në KQZ ka filluar numërimi i votave.
Në komunën e Vitisë, prinë kryetari aktual, Sokol Haliti me 52,46 për qind e votave.
Ndërsa kandidati i LVV-së, Arsim Ademi, ka marrë 47,54 për qind.
Në këtë LINK mund t’i përcjellni rezultatet e KQZ-së për komunën e Vitisë.