Shumë prej futbollistëve të Kombëtares së Kosovës uruan 12 vjetorin e pavarësisë në forma të ndryshme.
Por, ishin tre prej tyre që nuk e morën mundin që ta uronin këtë festë, shkruan Gazeta Sinjali.
Atdhe Nuhiu, Ibrahim Dresevic dhe Lirim Kastrati nuk e uruan fare pavarësinë në rrjetet e tyre sociale.
Lirim Kastrati, që zyrtarizoi sot kalimin në Dinamo Zagreb, si duket nuk pati kohë ta uronte këtë festë, ndonëse postoi fotografi të klubit të ri./Gazeta Sinjali/