image Kush janë fituesit, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD

Shqipëri

Kush janë fituesit, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD

news image

Ka përfunduar numërimi për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, për të cilët u votua në Kuvendin e organizuar një ditë më parë nga Komisioni i Rithemelimit.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi  tha sot se procesi ishte transparent. Vokshi në fjalën e saj ka deklaruar se ditën e djeshme i është dhënë fund kryetarokracisë dhe tashmë vendimet i merr kryesia.

Sipas saj numërimi i votave është transmetuar Live për herë të parë në historinë e partive politike në Shqipëri.

Nisja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike shënoi një ditë historike. Në PD është kthyer besimi te vota e lirë. Delegatët dje ishin të zgjedhur me votën e anëtarësisë së degëve të tyre. PD jo vetëm i votoi në transparencë të plotë por për herë të parë, një parti politike i numëroi votat Live.

Ju keni qenë dëshmitarë që dje në këtë sallë kanë qenë të vendosura tavolinat dhe 5 kamera që transmetonte Live. Ka qenë i transmetuar edhe në rrjeteve sociale derisa ka përfunduar numërimi në orët e para të mëngjesit. Ka qenë një proces jo i lehtë pas fletët ishin me 425 emra ndërsa shumë fletë kishin edhe 140 emra apo 150 emra. Mendoni sa e vështirë ka qenë. Ndaj na mori më shumë kohë për të dalë para jush”, deklaroi ajo, shkruan abcnews.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se është kusht që 30% e këshillit kombëtar përbëhet nga zonja ndërsa shtoi se 50% vijnë nga FRPD dhe LDG.

30% e këshillit kombëtar duhet të përbëhet nga zonja. Para se të lexoj listën dua të theksoj që pas një analize që kemi bërë rezulton se janë 50% e anëtarësisë të këshillit të ri kombëtar të ardhur nga organizatat partnere të PD, FRPD dhe LDG. Është një arritje. PD sot jo vetëm që është më e fortë dhe më e bashkuar”, ka thënë Vokshi.

Emrat e fituesve si anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndër emrat vihet re rikthimi i Rudina Hajdarit, Myslim Murrizit, Aldo Bumçit, Bedri Hoxha, Dava Marku, etj.

/GazetaSinjali/