Halyna Hutchins, kameramanja që vdiq kur aktori Alec Baldwin qëlloi me armë në një set filmi, është mbajtur mend si “një artiste e jashtëzakonshme”.
Revista American Cinematographer e kishte emëruar atë një nga yjet e saj në rritje në vitin 2019, dhe më parë ajo ka punuar në filmin e pavarur superhero të vitit 2020 Archenemy.
Drejtori i Archenemy, Adam Egypt Mortimer i tha BBC News se fakti që ajo do të vdiste në një set ishte “me të vërtetë i pabesueshëm”.
“Halyna ishte një artiste e jashtëzakonshme që sapo po fillonte një karrierë, mendoj se njerëzit me të vërtetë kishin filluar ta vërenin”, tha ai.
Halyna Hutchins lindi në vitin 1979 në Ukrainë dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike. Ajo studioi në Universitetin e Kievit, ku u diplomua për gazetari ndërkombëtare.
Ajo punoi për produksione dokumentare britanike në Evropën Lindore përpara se të vendoste të bënte filma vetë dhe të transferohej në Los Angeles.
Në vitin 2013 ajo kreu doktoratën atje në Konservatorin e Institutit Amerikan të Filmit.
Kohët e fundit ajo ka punuar si kameramane për filmin “Archenemy”. /GazetaSinjali/