COVID-19

Të infektuar

10247

Të shëruar

5944

Të vdekur

327

Vjedhja/ Kush i bllokoi kamerat e sigurisë në kohën kur dyshohet se ndodhi vjedhja në AGK?

news image

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli-Pustina ka ngritur dilemën sesi kamerat e sigurisë të cilat ndodhen të vendosura përballë AGK-së, kanë qenë të bllokuara, gjatë natës së kaluar, kur ka ndodhur vjedhja në zyrat e kësaj organizate.

Ajo ngre dyshimin se ky akt vandal dyshohet se ka mundur të ndodh në formë të koordinuar, duke ftuar policinë që ta ndriçojë sa më parë këtë rast në mënyrë që të gjenden të autorët e kësaj vjedhje.   

“Jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë akt vandal… Thyhen zyret e Asociacionit të Gazetarëve në qendër të Prishtines dhe vjedhen mjetet e punës e gjësendet tjera. Për më shumë, bllokohen edhe kamerat e sigurisë të vendosura në lokalin përballë AGK-së, që prej orës 01:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, gjë që na bën të mendojme se në ate kohë edhe janë thyer zyret tona. Pres nga Policia e Kosovës që në kohë sa më të shpejtë ta ndriçojë këtë rast. Zyret e AGK-së gjenden para Katedrales, e cila është e rrethuar me kamera sikurse edhe nga lokalet e shumta përreth, të cilat poashtu janë të monitoruara nga kamerat e sigurisë. ”, ka shkruar Begolli Pustina në profilin e saj në facebook duke theksuar se lufta e secilit me gazetarë dhe kundër tyre do të jetë e humbur. / Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin