Vendin e Florian Dushit nga LDK-ja, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do ta zë Salih Morina.
Këtë e ka bërë të ditur Morina nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka theksuar se për këtë pozitë, është propozuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryesia e partisë.
“Ju njoftoj se unë nuk do të jem kandidat në zgjedhjet e 6 Tetorit. Me propozim të Kryesisë dhe Kryetarit të LDK-së, Akademik Isa Mustafa, jam propozuar që ta përfaqësoj Lidhjen Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë në Facebook:
Ndërkohë është raportuar se Florian Dushi e ka lënë KQZ-në për shkak se do të hyjë në listën e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sot LDK ka bërë të ditur se listën finale me emrat e kandidatëve për deputetë, do ta bëjë publike nesër kur edhe është afati fundit për regjistrimin e listave në KQZ./Sinjali/