image Kush është çifti që u plagos sonte në Tiranë?!

Rajon

Rajoni/ Kush është çifti që u plagos sonte në Tiranë?!

news image

Petrit Laze 61-vjeç dhe bashkëshortja e tij Aferdita Laze 59-vjeçe, u plagosën me armë zjarri mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:45, në banesën e tyre në zonën e Alliasit, Tiranë.

Bazuar në dyshimet e para të policisë, ata u plagosën gjatë përleshjes me dy persona të cilët kishin hyrë për të grabitur në banesën e tyre.

Të dyshuarit janë shpallur në kërkim nga policia.

Petrit Laze ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është ende në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje, pasi ka marrë një plumb në bark, raportojnë mediat në Shqipëri.

Kurse, gruaja e tij ka marrë një plumb në këmbë dhe sipas mjekëve gjendja e saj është më stabile.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku edhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e dy autorëve.

Çifti mësohet se janë biznesmenë me origjinë nga Skrapari, të cilën kanë disa dyqane në Tiranë që tregtojnë miell dhe bukë./Gazeta Sinjali/