image Kush e do Haalandin le te zbrazë kuletën, mësohet çmimi që i vë Dortmundi

Futboll

Kush e do Haalandin le te zbrazë kuletën, mësohet çmimi që i vë Dortmundi

news image

Thomas Tuchel është i qartë: ai kërkon një sulmues te kampionët e Evropës dhe dëshira është një emër i njohur dhe që garanton gola, transmeton Sinjali Sport.

Me siguri të gjithë bien dakord që Erling Haaland i plotëson këto kërkesa.

Chelsea e ka bërë lëvizjen e parë, por për momentin sulmuesi norvegjez duket i paarritshëm. Kërkesa e Borussia Dortmund është e lartë dhe londinezët normalisht janë stepur.

Verdhezinjtë duan 175 milionë euro për kartonin e Haaland.

Këtë verë Dortmund mund ta mbajë në skuadër, por verën e ardhshme do të jetë shumë e vështirë, për shkak se në kontratën e tij aktivizohet klauzola që e lejon të largohet për 75 milionë euro. /Gazeta Sinjali Sporti/