Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, bashkë me mesfushorin Valon Berisha kanë mbajtur një konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Çekisë.
Çështja më e diskutueshme në këtë konferencë natyrshëm ishte mungesa e madhe e Vedat Muriqit, i cili nuk do të mund të paraqitet nesër. Kur është pyetur për zëvendësimin e Muriqit, Challandes fillimisht ka thënë se Kosova nuk ka lojtarë për ta zëvendësuar atë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Natyrisht që jemi të gatshëm për këtë ndeshje dhe nëse nuk do të ishim të gatshëm duhet të qëndronim në Prishtinë dhe jo të udhëtonim për këtu. Mungesa e Muriqit është problem i madh, nuk kemi lojtarë që do të mund ta zëvendësoj Muriqin, por e rëndësishme është që të luajmë si skuadër”, tha Challandes.
Ndonëse Muriqi nuk do të jetë, në vend të tij do të paraqitet dikush, emrin e të cilit Challandes ka insistuar ta mbajë të fshehur.
“Është puna ime për të vendosur për të vendosur formacionin por jo për të treguar se kush duhet të luajë në vend të Muriqit. As trajneri çek nuk ka treguar kush do të luajë në vend të Patrick Shick, kështu që as unë nuk do ti tregoj se kë do ta vendosi në vend të Muriqit”, theksoi Challandes.
Kosova luan nesër ndeshjen e rëndësishme përpallë Çekisë në Pragë, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për kampionatin evropian “Euro 2020”, Ndeshja do të luhet nga ora 18:00. /Gazeta Sinjali/