Mimoza Kusari – Lila e cila pritet të bëhet deputete e ardhshme e Kuvendit të Kosovës nga lista e Vetëvendosjes, ka treguar se LDK dhe VV kanë pasur mos pajtueshmëri për postin e ministrit të Financave.
Ajo ka thënë se LDK nuk do ta merr nën udhëheqje Ministrinë e Financave për shkak se nuk është pajtuar me VV-në për këtë çështje. Ajo ka thënë se VV do ta udhëheqë me Ministrinë e Financave.
“Ministrinë e Financave nuk i merr LDK, nuk janë dakorduar, pra Ministrinë e Financave e merr VV-ja, është e sigurt”, ka deklaruar ajo në rtv dukagjini.
Më tutje ajo poashtu ka treguar se cilat ministri do t’i bashkohen Ministrisë së Fianancave.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk bashkohet me Ministrinë e Financave, por është Ministria e Puna dhe Mirëqenies Sociale që i bashkohet Ministrisë së Financave”.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkohet me Ministrinë e Zhvillimin e Ekonomik dhe me Ministrinë e Inovacionit”, ka deklaruar Kusari – Lila./Gazeta Sinjali/