Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ky proces prezanton më së miri vlerën e demokracisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo ka thënë se kjo ditë do të mbetet historike sepse përfaqësoi atë që qytetarët duan.
Kusari-Lila ka thënë se kjo tregoi identitetin e politikës së sotme kosovare.
“Të vëmë një grua presidente, jep shembull për gratë e vajzat që rruga e vështirë mund të arrihet”, ka thënë ajo.
Lidhur me akuzat e PDK-së se VV-ja i dha para të majme deputetes Grainca, ajo ka thënë se secili deputet përfaqëson qëndrimin e vet.
“Edhe deputetja më e re kishte bindjen që duhet votuar Osmanin. Asnjë person nuk i është bashkuar VV-së me premtime e shpërblime”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/