image Kusari Lila: Jam taku sot me Kurtin, përgjimet s'kanë qenë temë diskutimi

Politikë

Kusari Lila: Jam taku sot me Kurtin, përgjimet s’kanë qenë temë diskutimi

news image

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës ka folur pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimeve me zyrtarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, teksa ka paralajmëruar padi ndaj gazetarit Berat Buzhala, i cili i publikoi këto përgjime, raporton Gazeta Sinjali.

Kusari-Lila tha se sot gjatë ditës është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por që sipas saj, me të njëjtin kanë biseduar gjëra tjera dhe nuk kanë qenë pjesë e diskutimeve përgjimet e publikuara.

“Me kryetarin e Kuvendit kam biseduar, me kryeministrin jam takuar, jo pë këtë çështje me thënë të drejtën. Nuk ka qenë me aq urgjencë që ka mujtë me shkaktu diçka. Jo, s’jam taku dje, jam taku sot. (Incizimet) s’kanë qenë temë, besoni ose ndaq mos e besoni, nuk kanë qenë temë incizimet. Kjo është e vërtetë, mund ta vërtetoni nga prezenca e disa dëshmitarëve tjerë që kanë qenë në takim, e të cilët mandej munden me tregu ndoshta edhe ndonjë incizim më tutje, edhe pse nuk ka pas asnjë përfaqësues të asnjë subjekti tjetër politik”, thaajo në ATV.

E pyetur se çfarë bisedoi në këtë takim, e njëjta tha se me Kurtin takohen për koordinim të agjendës legjislative në raport me atë se çka duhet të angazhohen prej projektiligje të cila kanë mbetur deri në fund të këtij sesioni.

/GazetaSinjali/