image Kusari Lila mohon të ketë folur 5 herë me Radoiçiqin: Biseda që u publikua sot është e prerë, e cunguar

Politikë

Kusari Lila mohon të ketë folur 5 herë me Radoiçiqin: Biseda që u publikua sot është e prerë, e cunguar

news image

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka mohuar të ketë komunikuar pesë herë me atë që njihet si ‘bosi i veriut’, Milan Radoiçiq, i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Sinjali.

Kusari Lila tha se konteston secilin material që po publikohet, e për të cilat përgjime thotë se janë propagandë.

“Jo absolutisht nuk është e vërtetë. Qëndroj me pikë e presje pas asaj çfarë kam thënë. Edhe mbrëmë edhe dje gjatë ditës. Unë, nuk ka pasur komunikim me të në kuptimin e marrjes së çfarëdo konfirmimi nga ai. I vetmi rast ka qenë kur e kam përmend që e kam përmend në incizimin e djeshëm. Një bisedë, njëfarë forme një imponim për me dëgju që Sllavko e bën në zyrë e tash që doli se ishte krejt pjesë e një plani të tij apo të tyre, bashkërisht me këta tjerët që po i publikojnë bashkë. Sidoqoftë ajo krejt çfarë është duke u propagandu, përfshi edhe atë material i cili ka dalë për pesë herë, e kontestoj me çdo gjë të mundshme dhe e sfidoj secilin…”, tha ajo.

Shefja e deputetëve të VV-së pretendon se incizimi që u publikua sot përpos që është i prerë dhe i cunguar, përmban edhe interpretime dhe komente të vazhdueshme të gazetarit, Berat Buzhala, për të cilin paralajmëron se do ta denoncojë.

“Mund të konfirmoj me krejt vërtetësinë që  nuk ka asnjë bisedë tjetër përpos asaj që e kemi dokumentu ose konfirmu atë 3 minutëshin që e kom dëgju Radoiçiqin duke u anku për hapësirën e ngushtuar nga kryeministri Kurti për të qëndru në Kosovë. Asnjë tjetër të vetme. Sot biseda e lëshuar, përveç se është e prerë, e cunguar përmban edhe interpretime dhe komente të vazhdueshme të Berat Buzhalës për të cilat do të ballafaqohemi në gjyq”, tha ajo në ATV.

/GazetaSinjali/