image Kusari Lila i reagon Berishës lidhur me punësimet në AKP, i bën thirrje të kërkoj falje publike

Politikë

Kusari Lila i reagon Berishës lidhur me punësimet në AKP, i bën thirrje të kërkoj falje publike

news image

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila i ka reaguar deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, pasi ky i fundit përmendi punësimin e kusherirës së deputetes në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila i ka bërë thirrje Berishës që të kërkojë falje publike, ndërsa ka shtuar se ai ka abuzuar skajshëm me pozitën dhe hapësirën në Komisionin Hetimor për privatizimet në Kosovë.

“Besa Belegu, kusherira ime në AKP dikur AKM, është punësuar me 1 Nëntor, 2005 në këtë institucion, në kohën kur organizata menaxhohej nga shtylla e katërt e UNMIK-ut. Në atë kohë dhe as në vitet pasuese deri me 2009, nuk kam qenë pjesë e politikës në Kosovë. Andaj, çfarëdo tentimi për ndërlidhje të natyrës “hajt se të gjithë keni dërguar njerëz atje” është abuzim, është manipulim dhe është cenim i të drejtës elementare të individëve të përmendur”, ka shkruar ndër të tjera deputetja Kusari-Lila. /Gazeta Sinjali/