Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka replikuar në seancë shefit të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili tha se VV e LDK janë amatera në qeveri dhe po fshihen pas koronavirusit.
“E para këtu ka burra e gra që e mbajnë fjalën, e dyta qeveria haradinaj nga viti 2017 Komunës së Gjakovës ja ka marrë 19 milionë euro. Qeveria Kurti nuk i ka marrë ato para, por është ndarje e cila në disa raste nuk ka mundur të shpenzohet. E treta buxheti juaj ka rënë në 8 milionë euro. Sot e kemi një deputete mangu e cila qëndron e izoluar në vendin ku ka rënë koronavirusi, por nesër nuk e dime se sa deputetë mungesë do ti kemi”, ka thënë Kusari-Lila gjatë seancës ku pritet të votohet buxheti për vitin 2020.
Ndërsa deklarata e Daut Haradinajt e cila e tensionoi deputeten e VV-së është kjo:
“Ju kum njoft për burra, por që janë kaq mashtrues ordinerë s’e kam ditë. Kërkush s’pat vullnet me e blloku. Që jeni amatera në qeveri kjo dihet, por mos u mshefni nga koronavirusi. Mendoj që do të iu duhemi prap në të ardhmen, dhe këtë mbajeni në mend. Kryetare, prej fillimit u mundova me të thanë që është masakru buxheti. Jam i bindun që edhe kryeministri edhe ministrat e kanë në interes vital infrastrukturën në Kosovë”, ka thënë Haradinaj./GazetaSinjali/