Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell të hënën në takimin në Bruksel ishte i anshëm.
“Ndërmjetësi do të duhej të ishte neutral”, është shprehur ajo, derisa ka folur për takimin e kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Pala kosovare mbetet që dialogu është platforma e vetme për normalizim. Palët të hënën ishin të përgatitura, ishte një draft i një deklarate të përbashkët midis Kurtit dhe Vuçiqit. Ky draft ka qenë i ndarë para se ata të shkonin në Bruksel. Kurti e ka pasur të njëjtin draft dhe ka pasur pajtueshmëri për të”.
Kusari-Lila në ka folur edhe për planin e prezantuar si franko-gjerman, që sipas saj parasheh normalizimin e raporteve në dy faza.
“E para është njohja nga pesë shtete anëtare të BE-së, pastaj heqja e të gjitha pengesave ndaj Kosovës dhe më pastaj njohja formale”.