image Akuzat për keqpërdorime/ Kurzi insiston se do të mbetet lider i Austrisë

Botë

Akuzat për keqpërdorime/ Kurzi insiston se do të mbetet lider i Austrisë

news image

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, i ka hedhur poshtë akuzat për keqpërdorimet dhe ka premtuar se do të mbetet kancelar i shtetit edhe pas konfirmimit se është pjesë e hetimeve të prokurorisë rreth akuzave për ryshfet, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së enjte, partneri i tij qeverisës ka njoftuar se akuzat kanë ndikuar negativisht dhe kanë ngritur dyshime në lidhje me aftësinë e kancelarit për të udhëhequr vendin.

Kurz dhe nëntë persona të tjerë dyshohen se mes viteve 2016-2018 kanë paguar me para të buxhetit një gazetë për raportime pozitive, gazetë kjo që ka realizuar anketa të rrejshme për popullaritetin e kancelarit austriak.

Pas kësaj periudhe ai u bë fillimisht kryetar partie pastaj në vitin 2017 fitoi edhe postin e kancelarit.

Zyrat e Ministrisë së Financave dhe të partisë konservatore të Kurzit, të mërkurën janë bastisur nga prokurorët.

Në një rast tjetër gjyqësor, 35-vjeçari ishte vënë nën hetime për dyshimin se ka dhënë deklarata të rrejshme në komisionin parlamentar, akuzë kjo të cilën gjithashtu e ka hedhur poshtë.

Të enjten Kurz ka thënë ndihet shumë i qetë në lidhje me akuzat dhe se nuk e kupton përse është fajtor për keqpërdorime./GazetaSinjali/