image Kurti zhvillon bisedë telefonike me Lajçakun, diskutuan për fatin e personave të zhdukur

Politikë

Kurti zhvillon bisedë telefonike me Lajçakun, diskutuan për fatin e personave të zhdukur

news image

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, i cili u shpreh se me Lajçak kanë biseduar për disa çështje që duhen zgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë për fatin e personave të zhdukur.

“Sot , në një bisedë telefonike me Miroslav Lajçak, kemi diskutuar për çështje të ndryshme që duhen zgjidhur, me theks të veçantë për fatin e personave të zhdukur. Unë e kam falënderuar z.Lajçak për rolin mbështetës që BE-ja ka dhënë në procesin e dialogut dhe jemi pajtuar që qytetarët duhet të jenë përfituesit kryesorë”, shkroi ai.

“E përsërita që dialogu duhet të jetë parimor, i definuar mirë dhe duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e diskutueshme mes Kosovës dhe Serbisë”. /Gazeta Sinjali/