Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti qëndroi sot në Shqipëri për të shënuar ditën e pavarësisë.
Kurti nga atje në rrjetin social “X” ka uruar shqiptarët në të gjithë botën për këtë festë.
“Urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Që nga fitorja e Skënderbeut në Krujë e deri te Shpallja e Pavarësisë së vitit 1912, sot na kujton se e drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh, duke simbolizuar shpirtin dhe qëndresën e popullit shqiptar”, ka shkruar Kurti në anglisht në X.
Happy 🇦🇱 Independence Day to all Albanians around the world. From Skanderbeg's victory in Kruja to the Declaration of Independence of 1912, today reminds us that our noble right to freedom has been long fought, symbolizing the enduring spirit & resilience of the Albanian people. pic.twitter.com/kdw5sYKQN1
— Albin Kurti (@albinkurti) November 28, 2023
Kurtii në orën 18:30, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz.