Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se në këtë kohë nuk është se ka tregti të madhe Kosovë- Serbi, dhe se Serbia nuk është duke dominuar Kosovën.
“Nuk besoj që ka tregti shumë të madhe Kosovë- Serbi, ndoshta edhe nga koronavirusi. E hoqëm tarifën për lëndën e parë. Së paku njëherë në muaj do ta vlerësojmë mbarëvajtjen e reciprocitetit të vendosur. Dhe nuk mendoj që Serbia po na dominon në këtë kohë. Ne do duhej ta rrisim bazën tonë prodhuese, por nuk mund ta bëjmë tani në kohë të pandemisë”, tha Kurti në Click.
Kurti gjithashtu theksoi se edhe Bashkimi Evropian edhe SHBA-ja, kanë rolin e vet, sipas tij, pa Amerikën nuk ka NATO dhe pa NATO nuk ka siguri.
“Bashkimi Evropian nuk mundet ta zëvendësojë Amerikën, por as pa Amerikën nuk bën, pa Amerikën s’ka NATO, pa NATO s’ka siguri. Bashkimi Evropian është fati ynë, edhe për të hyrë në NATO na nevojiten vendet e Bashkimit Evropian”, tha ai./ Gazeta Sinjali/