image Kurti: Ua kam thënë pesë emisarëve - dy shtete një komb, jemi me Shqipërinë, jo me Serbinë

Politikë

Kurti: Ua kam thënë pesë emisarëve – dy shtete një komb, jemi me Shqipërinë, jo me Serbinë

news image

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka zbuluar sot para deputetëve se çfarë u ka thënë pesë emisarëve ndërkombëtarë, për planin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç citoi ai, nëse ata mendojnë që të ketë njohje de facto sikur në rastin e dy Gjermanive, ky, e vendos menjëherë veten në rolin e një francezi, sepse potencoi konteksti dhe raportet janë krejtësisht tjera.

”Ua kam thënë pesë emisarëve: E kuptoj idenë e tyre, për njohjen ‘de facto’ midis dy Gjermanive. Por konteksti historik dhe raportet janë krejtësisht të tjera. Unë ua kam thënë në secilin takim atyre: Se nëse janë duke menduar gjermano-gjermane Kosova me Serbinë, unë filloj të ndjehem menjëherë francez”.

”Kjo ka qenë fjala ime: Nëse ju besoni gjermano-gjermane Kosovë-Serbi, unë filloj të ndjehem francez. Sepse dy shtete, një komb, jemi me Shqipërinë, jo me Serbinë”.

”Por, formulimet që merren, legalo-juridike dhe futen në këtë propozim, unë i trajtoj të dekonteksualizuara historikisht. Dhe ata nuk ia kanë vënë titullin mbi bazën e modelit të dy Gjermanive sepse ka edhe gjëra të ndryshme siç dihet”.

/GazetaSinjali/