image Kurti tregon se për çka janë marrë vesh sot me Isa Mustafën

Kosovë

Takim/ Kurti tregon se për çka janë marrë vesh sot me Isa Mustafën

news image

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se janë marrë vesh me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që një orë pasi të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ, do të bëjnë marrëveshjen për qeverinë e re.

“Ne këtë takim diskutuam për mbarvajtjen e procesit  zgjedhor. U morëm vesh që një orë pas rezultateve, do të takohemi ta bëjmë marrëveshjen brenda tri-katër ditëve pastaj.

Një orë pas certifikimit të rezultateve ne do te takohemi per ta kryer brenda 72 orëve apo më pak se 100 marrëveshjen përfundimtare për qeverinë e re’, ka deklaruar Kurti pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Tutje ai tha se takimet në mes dy partive do të vazhdojnë.

“Nderkohë do të vazhdojnë takimet mes grupeve punuese për harmonizimin e programit qeverises i cili deri në këto çaste ka 126 faqe tekst, me ç’rast kemi dëshmuar një kulturë të re të formimit të qeverisë”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Sinjali/