Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhje, sepse sipas tij, populli i do idetë e Vetëvendosjes.
“Ne e i kemi fituar zgjedhjet, jo për shkak të aksioneve, jo për shkak të radikalizmit, por për shkak të ideve tona. Populli i do idetë e Vetëvendosjes. Dhe ato nuk janë vetëm në manifestin e vitit 2005, por janë në programin tonë, në alternativën qeverisëse”, ka thënë ai.
Sipas tij sukseset e VV-ja janë arritur me qasje progresive.
“Qasja jonë progresiste, kritika jonë, zgjidhja jonë, është çelësi i suksesit të Vetëvendosjes”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/