image Albin Kurti thotë se do të takohet me Listën Serbe

Kosovë

Politikë/ Albin Kurti thotë se do të takohet me Listën Serbe

news image

Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe do të bisedojë me ta për ta kryer obligimin kushtetues, dhënien e një ministrie për serbët.

Kurti thotë se duke mos pasur përfaqësues të tjerë të minoritetit serb në Kuvend, përpos Listës Serbe, atëherë ai do të takohet edhe me këtë subjekt, të cilin e quan zgjatim të Beogradit.

“Deri në ditën e certifikimit të zgjedhjeve, kemi shpresuar se ndoshta do të mund t’ia dalë një deputet tjetër serb, i cili nuk është i Listës Serbe. Problemi im me Listën Serbe nuk është pse ajo është serbe. Përfundimisht, me certifikim, u pa që kjo nuk është e mundur”, ka thënë Kurti në Euronews të Shqipërisë.

Kandidati i VV-së për kryeministër thotë se do të takohet me Listën Serbe dhe do të veprojë ashtu siç e parasheh kushtetuta, për dhënien e një ministre për përfaqësuesit serbë.

“Unë nuk dua t’i ekskomunikojë Listën Serbe, mirëpo unë dua të takohem me ta dhe ta shqyrtojmë këtë cështje dhe po e theksojë edhe njëherë, unë do ta respektojë Kushtetutën sa i përket kësaj cështje. Edhe sa i përket kësaj cështje, mirëpo duke mos e ngatërruar obligimin kushtetues me koalicion politik. Koalicion politik qeverisës me Listën Serbe s’kemi obligim të bëjmë”, ka thënë Kurti. /Gazeta Sinjali/