image Kurti takon ministrin gjerman Maas

Politikë

Kurti takon ministrin gjerman Maas

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas

Para takimit me Kurtin, kryediplomati gjerman është takuar me presidenten Vjosa Osmanin. Më pas të dy kanë mbajtur konferencë për medie.

Një orë më pas, në 17:30, ministri gjerman do të zhvillojë edhe një takim zyrtar me homologen e tij kosovare, Kryediplomaten Donika Gërvalla.

Para nisjes për në Kosovë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë.

/Gazeta Sinjali/