image Maas: BE-ja duhet ta përmbushë premtimin për t'ia liberalizuar vizat Kosovës

Politikë

Maas: BE-ja duhet ta përmbushë premtimin për t’ia liberalizuar vizat Kosovës

news image

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass ka folur në një konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.

Maas duke folur për liberalizimin e vizave, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se BE-ja duhet ta përmbushë premtimin për ta përfunduar këtë proces.

“Për liberalizimin e vizave i kam thënë presidentes se qëndrimii i Gjermanisë është që Kosova i ka përmbushur kriteret për viza. BE-ja duhet ta përmbushë premtimin që ka dhënë, Ne gjatë presidencës e kemi vendosur këtë çështje në krye të axhendës. Do të angazhohemi që të realizohet liberalizimi i vizave”, tha Maas, transmeton Gazeta Sinjali.

Maas po ashtu tha se Gjermania e mbështet dialogun Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve.

“Një pengesë për zhvillimin e rajonit është edhe raporti bilateral mes Kosovës dhe Serbisë. E ofrova mbështetjen për dialogun për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë”.

Duke folur për njohjen e patentë-shoferëve, ai tha beson që shpejt mund të gjendet një zgjidhje.

“Po ashtu mund të them që jemi para një zgjidhjeje për njohjen e patent-shoferëve dhe në një kohë të parashikueshme besoj që mund ta gjejmë një zgjidhje”, deklaroi tutje ai. /Gazeta Sinjali/