Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall kanë zhvilluar sot një takim pune.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Finlandës dhe fushat për përparimin e tyre, sidomos në ato të teknologjisë së informacionit, zhvillimit social dhe ekonomik si dhe për projektet kapitale të Kosovës, si ato në energjinë e ripërtëritshme, në të cilat Finlanda mund të ofrojë ndihmën e saj.
Në takim u diskutua edhe për situatën pandemike, e cila në javën e fundit ka shënuar përmirësim falë masave të ndërmarra nga qeveria dhe respektimit rigoroz të tyre nga qytetarët. Sot janë shënuar vetëm 48 raste të reja, numri më i ulët i rasteve të reja që nga 1 gushti. Ndërkohë që procesi i vaksinimit po vazhdon me ritëm të lartë teksa deri sot janë administruar afër 1.2 milion vaksina.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Stjernvall për gatitshmërinë dhe mbështetjen e pareshtur që shteti i Finlandës i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj. /GazetaSinjali/