image Kurti: Shumica kanë fare pak, ata fitojnë gati aspak, pakica që ka shumë, fiton më shumë por ajo tashmë ka shumë

Politikë

Kurti: Shumica kanë fare pak, ata fitojnë gati aspak, pakica që ka shumë, fiton më shumë por ajo tashmë ka shumë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar sqarime shtesë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ngase sipas tij, i pari i Qeverisë, nuk tha asgjë.

Ndërsa replika e kryeministrit Kurti, ishte se opozita nuk kanë qëllim për ta ndihmuar qytetarin, sepse sipas tij, pakoja ekonomike i ka ndihmuar qytetarët.

Kjo është çështje populiste, kur dikush përpiqet të vendoset në këpucët e konsumatorit në market“, deklaroi Kurti.

Kreu i Qeverisë vazhdoi tutje duke thënë: “a e dini kush flet veç për çmime pa fol për strukturën ekonomike, pa fol për dinamikat makroekonomike?“.

Sipas Kurtit, vetëm Le Pen flet për çmimet në fund – si intereson ekonomia.

“Nëse Kosova është në një krizë paraapokaliptike, atëherë bashkarisht po e rrisim borxhin publik”, vijoi tutje Kurti.

Sipas tij, ne marrim borxh për investime, jo për konsum.

“Halli im, nuk është a do të kalojë ky projektligj, sepse e di qe s’do të kalojë, halli im është që po diskutohet, ne po i bëjmë dëm ekonomisë, që po diskutojmë, pra shumica kanë fare pak, ata fitojnë gati aspak, pakica që ka shumë, fiton më shumë por ajo tashmë ka shumë, prandaj nuk ka dobi nga kjo masë”, përfundoi Kurti.

/GazetaSinjali/