image Kuka fiton medaljen e artë në European Open

Sporte Luftarake

Kuka fiton medaljen e artë në European Open

news image

Xhudistja Loriana Kuka ka arritur ta fitojë medaljen e artë në European Open, që është mbajtur në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Loriana në finale e mposhti italianen Linda Politi në kategorinë -78 kilogramë.

Kuka në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli.

Në çerekfinale Loriana mposhti me Ippon edhe holandezen Lieke Derks.

Ajo në gjysmëfinale mposhti me Wazaari në vazhdime kroaten, Petrunjela Pavic.

 /Gazeta Sinjali Sporti/