image Kurti i bëhen pyetje të vështira për flamurin dhe himnin

Kosovë

Parafushata/ Kurti i bëhen pyetje të vështira për flamurin dhe himnin

news image

Kryetari dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, gjatë një vide-transmetimi direkt në Fadcebook u sfidua nga shumë pyetje.

Një qytetar e pyeti “Kur do ta njohësh shtetin e Kosovës”, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti tha se e njeh pavarësinë e Kosovës, por që nuk është nga ata që thonë “Bac, u kry!”.

“E njoh shtetin e Kosovës, por të gjithë politikanët e dinë që ta shpallësh Pavarësinë e ta bësh shtetin, nuk janë e njëjta gjë. Kanë mbetur shumë punë për të bërë. Unë nuk jam në mesin e atyre që thonë ‘Bac u kry” por tendenca është të shpallet fundi i historisë. Është bërë një hap me shpalljen por nëse nuk i bëjmë edhe shumë hapa të tjerë, ky shtet do të ngelet veçse në letër”, ka thë Kurti.

Ai tha se nuk janë pajtotuar që himni i Kosovës të mos ketë tekst, derisa ka thënë se nëse bëhet kryeministër, nuk do ta largojë flamurin e Kosovës nga zyra.

“Nuk ishim dakord që himni jonë të mos ketë tekst. Na barazonin shqipen dhe serbishten. Nuk mund ta gjeni asnjë deputet të Vetëvendosjes që e ka hequr flamurin e Kosovës. Në zyrën e Kryeministrit nuk do ta heq flamurin”, tha Kurti.

Ndërkaq ai foli edhe për ndërkombëtarët. Kurti tha se ata (ndërkombëtarët) ndoshta i bëjnë presion atyre që e duan presionin, duke shtuar se ka mundësi që si kryeministër të mos vihet nën presion nga ta. /Gazeta Sinjali/