Kryeministri Albin Kurti, ka marrë urime nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel me rastin e marrjes së detyrës së kreut të Qeverisë.
“Ruajtja e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor është prioritet dhe ne kemi interes të përbashkët të shohim Kosovën të përparojë më shpejtë në rrugën e saj evropiane”, thuhet në letër urimin e Michel.
“Bashkimi Evropian ka dyfishuar mbështetjen për rimëkëmbje ekonomike dhe integrim të rajonit, veçanërisht në luftimin e pandemisë COVID-19 dhe nëpërmjet Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të miratuar në tetor të vitit 2020”, thuhet tutje.
Presidenti Michel shkruan se me solidaritet dhe bashkëpunim, ekonomitë dhe shoqëritë e vendeve do të rimarrin veten më shpejtë nga pandemia dhe se mezi pret të punojë bashkë me kryeministrin Kurti në përparimin e marrëdhënieve në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. /Gazeta Sinjali/