image Kurti përkujton betejën e Çabratit: Sa shumë gjak kemi derdhur

Politikë

Kurti përkujton betejën e Çabratit: Sa shumë gjak kemi derdhur

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar betejën e Çabratit të Gjakovës në 23-vjetorin e saj, e zhvilluar më 7, 8 dhe 9 maj, e cila njihet si një nga betejat e vetme të zhvilluara në mjedise urbane.

Kurti, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka përmendur emrat e dëshmorëve të rënë në betejë, teksa ka rikujtuar suksesin e flijimin e UÇK-së.

“Ajo konsiderohet të jetë e vetmja betejë e UÇK-së e ngjarë në mjedise urbane. E zhvilluar më 7 maj 1999, beteja e Çabratit të Gjakovës, ishte një përballje luftarake mes ushtarëve të Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të shumta serbe që kishin zbritur nga malet përreth. Ndonëse të pabarabartë në armatime dhe pajisje, UÇK-ja u shkaktoi humbje të konsiderueshme okupatorëve serbë, të cilët u hakmorrën mbi popullsinë civile duke vrarë e kidnapuar dhe zhdukur dhjetëra persona”, shkruan Kurti.

“Në historinë e Gjakovës dhe të Kosovës, përveç këtyre martirëve, duke i mbrojtur ata dhe vendin e tyre, në betejën e Çabratit ranë dëshmorë: Ahmet Gjikolli, Bujar Roka, Tom Gjoka, Kushtrim Hoxha, Dashmir Krasniqi, Visar Juniku, Sefedin Xërxa, Hamëz Zymberi, Agim Haxhiavdyli, Yllka Domi, Ilir Berisha, Taulant Nura, Ali Hoxha dhe Hazir Këpuska”, thuhet më tej në postimin e tj.

Postimi i plotë:

Ajo konsiderohet të jetë e vetmja betejë e UÇK-së e ngjarë në mjedise urbane. E zhvilluar më 7 maj 1999, beteja e Çabratit të Gjakovës, ishte një përballje luftarake mes ushtarëve të Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të shumta serbe që kishin zbritur nga malet përreth. Ndonëse të pabarabartë në armatime dhe pajisje, UÇK-ja u shkaktoi humbje të konsiderueshme okupatorëve serbë, të cilët u hakmorrën mbi popullsinë civile duke vrarë e kidnapuar dhe zhdukur dhjetëra persona. Në historinë e Gjakovës dhe të Kosovës, përveç këtyre martirëve, duke i mbrojtur ata dhe vendin e tyre, në betejën e Çabratit ranë dëshmorë: Ahmet Gjikolli, Bujar Roka, Tom Gjoka, Kushtrim Hoxha, Dashmir Krasniqi, Visar Juniku, Sefedin Xërxa, Hamëz Zymberi, Agim Haxhiavdyli, Yllka Domi, Ilir Berisha, Taulant Nura, Ali Hoxha dhe Hazir Këpuska.

Gjakova është një prej qyteteve që ka dhënë e përjetuar shumë. Në vazhdën e dhimbjeve të përjetuara, në Çabrat e në rrethinat e qytetit prej datës 7 maj e deri më 11 maj kishte luftime të ashpra. Nga qytetarët u përjetua një dhunë intensive shtetërore e forcave të Serbisë kundër civilëve shqiptarë.  Më shumë se 300 burra e gra u paraburgosën duke u marrë nga rrugët e nga shtëpitë e tyre në Gjakovë në këtë periudhë.

Burrat u ndanë nga gratë e fëmijët dhe u çuan në lagjen Mulla Jusuf, ku u ndanë në dy grupe dhe u ekzekutuan. Rreth 50 civilë u vranë, e afër 50 të tjerë u rrëmbyen dhe zhdukën pa gjurmë. Ushtarë të UÇK-së, të cilët po mbronin civilët, gjithashtu ranë dëshmorë në këto luftime.

Sot bëhen 23 vjet nga kjo betejë, që në këto javë pranvere na përkujton se sa shumë kemi përjetuar e qëndruar si popull. Sa shumë gjak kemi derdhur, e sa nevojë kemi për të mbyllur plagët e së shkuarës.

/GazetaSinjali/