Kryeministri i Kosovës ka marrë pjesë në Saminarin e 102 të Rose Roth të NATO’s, ku afër tij ka qenë ulur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti.
Kurti me vite të tera kishte drejtuar akuza të ashpra në drejtim të Halitit.
Por tashmë nuk e ka problem ta ketë afër një politikan që e cilësonte si ndër më kryesorët të “regjimit të vjetër”, siç etiketon Kurti.
Deputeti Xhavit Haliti është anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Këtë titull të Halitit e ka respektuar edhe Kurti.
“Në Seminarin e 102-të #RoseRoth, kam pohuar se Kosova është e orientuar politikisht dhe strategjikisht drejt integrimeve euroatlantike. Ne rritëm buxhetin e mbrojtjes me 52% për të zhvilluar dhe modernizuar ushtrinë tonë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen dhe sigurinë së bashku me partnerët e NATO-s”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Sot është zhvilluar dita e dyta e këtij seminari.
At the 102nd #RoseRothSeminar, I affirmed that Kosova is politically & strategically oriented toward Euro-Atlantic integration. We increased the defense budget by 52% to develop & modernize our army, so we can continue contributing to peace & security alongside NATO partners. pic.twitter.com/RKzS84ugKi
— Albin Kurti (@albinkurti) October 9, 2022