image Kurti për thirrjen e Kroacisë që Kosova t’i bashkohet NATO-s: Shpresoj ta ketë bërë edhe Shqipëria

Politikë

Kurti për thirrjen e Kroacisë që Kosova t’i bashkohet NATO-s: Shpresoj ta ketë bërë edhe Shqipëria

news image

Gjatë ditës së sotme Kroacia ka bërë thirrje që Kosova t’i bashkohet NATO-s, andaj kryeministri Albin Kurti, tha se shpreson që edhe Shqipëria e ka bërë të njëjtën.

Sipas Kurtit, Shqipëria duhet sa më shumë të lobojë dhe të afirmojë nevojën e Kosovës që të bëhet anëtare e NATO-s.

“Kroacia ka qenë gjithmonë një vend mik dhe një popull mik. Edhe në kohën e ish-Jogusllavisë lidhja e Prishtinës me Zagrebin ka funksionuar për të balancuar dominimin e Beogradit. Ju e mbani mend se si Zagrebi dhe Lubjana kanë qenë kryeqendra në ish-Jugosllavi të cilat në një farë mënyre na kanë përkrahur neve gjatë kohës së okupimit, dhe në këtë mënyrë arrinin sado pak ta balanconin hegjemonin e cila vinte nga Beogradi. Prandaj për neve nuk ishte e çuditshme mbështetja e tyre, por gjithnjë jemi falënderues dhe mirënjohës.

Duhet ta pyesim, shpresoj që e ka bërë. Shqipëria është anëtare e NATO’s, nuk është anëtare e BE. Por, edhe Shqipëria duhet sa më shumë të lobojë, afirmojë nevojën e Kosovës që së pari të bëhet pjesë e programit të partneritetin për paqe, e më pastaj edhe anëtare me të drejta të plota në NATO”, tha Kurti në KTV.

/GazetaSinjali/