image Kurti për televizionin portugez: Armatimi që Rusia ia jep Serbisë nuk është për parada, por për luftëra

Politikë

Kurti për televizionin portugez: Armatimi që Rusia ia jep Serbisë nuk është për parada, por për luftëra

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një intervistë për Televizionin Publik të Portugalisë RTP, ku foli për nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE.

Kurti tha se bashkëpunimi ushtarak mes Rusisë dhe Serbisë duhet të shihet me shqetësim, pasi Rusia nuk po i jep armë Serbisë për parada, por për luftëra.

“Kosova duhet t’i bashkohet NATO-s. Kosova duhet t’i bashkohet BE-së”, ka thënë Kurti.

“Kremlini po përpiqet të përdor Serbinë si proksi për destabilizimin e Ballkanit. Ajo (Serbia) është duke blerë pajisje ushtarake nga Rusia. Nga 49 avionë luftarakë MIG-29 që i kanë, 8 kanë qenë donacion nga 6 nga Federata Ruse. Është krijuar një trupë ushtarake e përbashkët mes Rusisë dhe Serbisë dhe siç e shohim edhe në Ukrainë, i gjithë armatimi që është blerë nuk është vetëm për parada, por është për luftëra”, ka theksuar Kurti.

“Pajisjet ushtarake janë fazë përgatitore për makineri ushtarake. Shumë shtete të BE-së e kanë neglizhuar këtë përgatitje të përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë”, ka theksuar ai.

/GazetaSinjali/