Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës kërkojnë nga qeveria që të trajtohet seriozisht situata e krijuar, pas mbylljes së të gjitha xhirollogarive bankare të Telekomit të Kosovës.
Për këtë ka reaguar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se rrezikohen të mbesin pa shërbime 800 mijë abonentë dhe se rrezikohet shembja e bërthamës së komunikimeve elektronike në vend.
Kurti ka thënë se rrezikohet të krijohet krizë sociale, krizë e sigurisë kombëtare dhe krizë shëndetësore, për faktin se do të gjymtohen shërbimet shëndetësore, si qasja në linjat 194. E gjithë kjo sipas tij ka ardhë në një kohë të emergjencës për shëndetin publik.
Sipas Kurtit, me Qeverinë aktuale të Kosovës, të cilën e ka quajtur qeveria koti, “kriminelët kanë dalë nga skuta”. /Gazeta Sinjali/