image Kurti për Duan: Diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar

Politikë

Kurti për Duan: Diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar

news image

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka kërkuar liberalizimin e vizave për kosovarët në prani të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kjo ka bërë që këngëtarja të marr lëvdata nga kryeministri, Albin Kurti, i cili tha se ajo është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë.

Dua Lipa nuk është vetëm këngëtarja me e famshme në botim ajo është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim dhe është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë. Urime për çmimin tuaj. Jeni frymëzim dhe vendi juaj është krenar për ju”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Dua Lipa sot është nderuar nga Këshilli i Atlantikut me Çmimin për Udhëheqësi të Dalluar Artistike. /GazetaSinjali/