Çështja e energjisë në veri, mund të bisedohet vetëm në raportin Prishtinë – Bruksel dhe jo Prishtinë – Beograd, tha sot kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media.
Sipas tij licencimin e kompanisë “Elektroserver” në veri e ka në kompetencë ZRrE-ja.
“Për çështjen e energjisë që s’po paguhet në veri fajin e kanë strukturat ilegale në veri, licensimi i kompanisë është kompetencë e ZRrE-së. Për çështjen e energjisë në veri mund të bisedojmë me Brukselin dhe jo me Serbinë sepse është çështje e Kosovës. Nëse kjo temë ngritet atje, ngritet vetëm në raportin Prishtinë-Bruksel e jo Prishtinë-Beograd”, tha Kurti. /Gazeta Sinjali/