Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë sot pjesë në Samitin e Vjenës me Liderët e Ballkanit Perëndimor.
Pas këtij samiti ka folur Kurti dhe ka treguar disa kërkesa që ai i parashtroi.
Në mesin e tyre, Kurti kërkoi që “Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave.”
Ndërsa po ashtu tha se vizat për kosovarët duhet të hiqen, kurse 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA.
“Të hiqen vizat për Kosovën në mënyrë që qytetarët tanë të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA, pra siç e kanë Lihtenshtajni, Norvegjia e Islanda me BE-në.”