Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli para gazetarëve pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Në një konferencë për media, ai paralajmëroi se Kosova do ta vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë, sepse, sipas tij, s’ka barazi pa reciprocitet.
“Unë ju kam shkruar letër të gjitha qeverive të BE-së ku kam renditur 11 shkeljet që po i bën Serbia me barriera sistematike dhe sporadike. Unë po pres përgjigjet e tyre dhe reciprociteti do të vendoset sepse nuk ka ndryshe, s’ka barazi pa reciprocitet”, tha Kurti.
Ai po ashtu tha se po përgatiten që si qeveri të zbatojmë me sukses atë.
“Me ministren e Industrisë dhe doganat po përgatitemi që ta zbatojmë me sukses atë. Asnjë qeveri më herët s’ka zbatuar reciprocitet, ne kur ta zbatojmë nuk guxojmë të dështojmë”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/