image Kurti: Nëse Serbia mendon se shqiptarët kanë të drejta të mjaftueshme atje, këtë shembull do e ndjekim edhe në Kosovë

Politikë

Kurti: Nëse Serbia mendon se shqiptarët kanë të drejta të mjaftueshme atje, këtë shembull do e ndjekim edhe në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për shtyp ka deklaruar se nuk është i interesuar që të flasë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por për propozimin e tij, të cilin e ka paraqitur në Bruksel, që është themelimi i Këshillit Nacional të Serbëve, lloj i njëjtë i organizimit të cilin e kanë shqiptarët në Luginën e Preshevës, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti ka thënë se do të aplikojnë parimin e reciprocitetit në dialog, atë çfarë e kanë pakicat në Serbi do e gëzojnë edhe pakicat në Kosovë.

I pari i ekzekutivit ka fajësuar qeveritë e tjera se kanë dëmtuar Kosovën me lëshimet të cilat i kanë bërë në procesin dialogues.

“Nëse Serbia mendon se Këshilli Nacional i Shqiptarëve dhe Boshnjakëve në territorin e Serbisë është i mjaftueshëm, për të drejtat që do i gëzojnë pakicat, atëherë po e marrim edhe në Kosovë. Ky është propozimi im, jam shumë i interesuar që të flas për propozimet e mia dhe jo për koncesionet e paraardhësve.”

Pyesni paraardhësit për ato. Ata na kanë sjell në këtë gjendje. Këqyrni çfarë Kosove kemi sot shkaku i kompromiseve të tyre! Unë jam i interesuar që të merrem me punësim e drejtësi dhe luftim të pandemisë. E kur vjen Serbia reciprocitet i të drejtave” ka thënë ai./Gazeta Sinjali/