image Kurti në Madrid: Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Serbia na ka kërcënuar vazhdimisht me sjellje luftarake

Siguri

Kurti në Madrid: Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Serbia na ka kërcënuar vazhdimisht me sjellje luftarake

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 26-të të Internacionales Socialiste që po mbahet në Madrid të Spanjës, ka folur edhe për Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se përbërësi që mungon për paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor është një Serbi demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, fqinji verior i Kosovës – Serbia, është ende një vend autoritar me aspirata territoriale ndaj Kosovës dhe me lidhje të gjera e të ngushta me Kremlinin.

“Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, ata na kanë kërcënuar vazhdimisht me sjellje luftarake. Deri më sot, ata mbajnë 48 baza ushtarake dhe xhandarmërie në të gjithë kufirin e saj me Kosovën. Për më tepër, që nga shpallja jonë e pavarësisë në vitin 2008, ajo është angazhuar vazhdimisht në fushata që synojnë të minojnë shtetësinë tonë”.

Më tej, Kurti tha se ndonëse Serbia kërkoi mendimin e GJND-së rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, ajo ka zgjedhur të mos i respektojë gjetjet e gjykatës dhe së fundi, sipas tij, Serbia është përpjekur të përdorë ndikimin e saj në veri të Kosovës për të minuar sundimin e ligjit.

/GazetaSinjali/