Kryetari i Lëvzijes Vetëvendoisje, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm ka qëndruar në zonat e prekura nga tërmeti në Durrës.
Ai ka takuar edhe përfaqësues të policisë dhe ushtrisë, ndërsa në një deklaratë për media tha kërkohet ndihma e institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës që të shmanget kriza humanitare.
“Që të mos kemi elementë të ndonjë krize humanitare duhet që institucionet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri edhe qendror edhe vendore t’i ndihmojnë shqiptarët pa dallim sa më shumë”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se duhet të ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të ëvshtira.
“Pushtetet vendore do të ndihmojnë me statistika më të mira, ndërkohë populli po e kryen punën e bujarisë dhe mirëpritjes. Populli po tregon solidaritet dhe do të duhet që institucionet dhe qeveritë ta organizojnë sa më mirë këtë gjë. Nuk duhet të bjerë përkushtimi sepse mund të duket që ka rënë rreziku”, tha Kurti.