image Kurti lavdëron policinë në 23 vjetorin e themelimit të saj: Ju falënderoj sot e çdo ditë

Siguri

Kurti lavdëron policinë në 23 vjetorin e themelimit të saj: Ju falënderoj sot e çdo ditë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar policinë në 23 vjetorin e themelimit të saj.

Gjatë fjalës së tij në shënimin e përvjetorit të policisë së Kosovës, ai tha se jo rastësisht viti i themelimit përkon me çlirimin e vendit tonë.

“Viti i themelimit përkon me çlirimin e vendit tonë. Qindra ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999 pas uniformës fitimtare ushtarake vazhduan me misionin e zyrtarit policor në shërbim të Kosovës. Angazhimi i policisë s’pushoj asnjëherë që prej atëherë. Nga ministri i parë i Brendshëm në Kosovën e çliruar, Rexhep Selimi e deri te ministri ynë aktual. Zyrtari policor përveç përgjegjësisë që mban mbi supe, çdo ditë të jetës së tij në detyrë dhe jashtë saj e ka peshën e misionit më fisnik që ndokush mund ta ketë, sigurinë e vendit dhe të jetës së qytetarëve. Liria dhe siguria janë qenësore dhe ju duhet të jeni garanci për to. Liria është e qytetarit dhe siguria është për qytetarin”, tha kryeministri Kurti.

Kurti ndër të tjera kujtoi Enver Zymberin, policin që ra në krye të detyrës. Ai poashtu falënderoi policët për punën që e bëjnë, duke iu bërë thirrje që bashkërisht të mbushin zbrazëtirat të cilat siç tha ai, janë krijuar ndër vite.

/GazetaSinjali/