image Kurti kërkoi dialog me Manastirin e Deçanit, ky institucion i kthen përgjigje

Kosovë

Kurti kërkoi dialog me Manastirin e Deçanit, ky institucion i kthen përgjigje

news image

Manastiri i Deçanit ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronën e këtij institucioni fetar.

Ky reagim i Manastirit të Deçanit erdhi pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se beson që çështja e këtij institucioni fetar do të zgjidhet me anë të dialogut.

“Dioqeza ortodokse serbe në Kosovë ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me institucionet e Kosovës, por jo për ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016, i cili konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë. Ky është një qëndrim i vendosur i ambasadorëve të BE-së, OSBE-së dhe shteteve të Quint-it”, thuhet në njoftimin e Manastirit të Deçanit në Twitter.

“Qëndrimi i Dioqezës për dialogun dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese është publikuar qartë në deklaratën e dioqezës së datës 19.02.2022. Akuza të pabaza ndaj kishës nga zyrtarët e Kosovës rrezikojnë sigurinë, të drejtat e pronës dhe liritë fetare”.

/GazetaSinjali/