image Kurti: Irlanda zë i rëndësishëm në BE për liberalizimin e vizave

Politikë

Kurti: Irlanda zë i rëndësishëm në BE për liberalizimin e vizave

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me ambasadorin jorezident të Irlandës, Ronan Gargan, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit treguan se temë kryesore e këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Irlandës dhe Kosovës.

Potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informatike u theksua nga kryeministri Kurti si mundësi që do të duhej eksploruar për rritje të bashkëpunimit ekonomik.

Gjithashtu, ambasadori irlandez i shprehu ngushëllime kryeministrit Kurti për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci.

Ndërkaq, Gargan theksoi edhe ngjashmëritë mes Irlandës dhe Kosovës në lidhjet e tyre me mërgatën.

“U bisedua për rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri theksoi se Republika e Irlandës mund të jetë një zë i rëndësishëm në BE për avokimin në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të ZKM-së./GazetaSinjali/